E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Si u festua Kurban Bajrami në botë? Myslimanët falin namazin në kushtet e pandemisë

Të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin.

 

Reklamë

Në Kosovë,kjo festë nisi me faljen e namazit në praninë e besimtarëve në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

 

Reklamë

Mesazhi i kësaj feste këtë vit u përqendrua tëk rëndësia e familjes duke kundërshtuar nismat që “godasin familjen e shëndoshë”.

 

Cermonia qendrore e Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Shumica e besimtarëve, për të respektuar distancën fizike si masë për parandalimin e koronavirusit, u falën në oborrin e xhamisë.

 

 

E pazakontë ishte falja e namazit per besimtarët në kryeqytetin e Afganistanit. Tre raketa ranë pranë pallatit presidencial. Por, pavarësisht shpërthimeve afër vendit, ku ishte organizuar falja kolektive, besimtarët nuk e ndërprenë namazin.

 

 

 

Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Palestina, Algjeria, dhe Libia njoftuan se namazi i Bajramit do të falet në xhami duke u kujdesur  per rregullat e maskës dhe distancës në kuadër të masave anticovid.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë