Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar pas akuzave të kreut te PD, Lulzim Basha, i cili po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI.

 

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Nishani, shkruan se ‘kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se sa ka përfituar ai nga LSI’.

 

“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!! Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :

 

Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI !Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI !

 

Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.

 

Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive. I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.
Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh”, shkruan Nishani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *