E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Si u arrestua gjobëvënësi 25-vjeçar nga Tropoja

Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Messenger” vuri në pranga një të ri, i cili kishte shantazhuar një person, duke e gjobitur me 10 mijë euro.

 

25-vjeçari Taulant Necaj nga Tropoja, por me banim në Laprakë, u arrestua pasditen e së martës, ndonëse nuk u dorëzua lehtë. Në momentin që u pikas duke lëvizur në afërsi të Zogut të Zi me automjetin tip “Tuareg”, policia i bëri shenjë që të ndalojë, por 25-vjeçari shtoi shpejtësinë, duke vijuar rrugën në drejtim të Laprakës.

 

Reklamë

Në ndjekje e sipër, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me 3 makina të parkuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë moment, ai tentoi të largohej me vrap, por forcat operacionale e arrestuan.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se Necaj i kishte kërkuar një personi nga Shkodra t’i dorëzonte 10 mijë eurot ditën e djeshme, në të kundërt do të publikonte foto intime të së dashurës së tij.

 

Menjëherë pas denoncimit në Shkodër, celulari i Necajt ishte vënë nën përgjim nga ku e bë i mundur dhe lokalizimi, por dhe arrestimi i tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë