Regjimi ushqimor i varfër, çrregullimet hormonale, abuzimi me orët para kompjuterit dhe telefonit, lodhja, stresi, pagjumësia, intoleranca ndaj laktozës dhe drithërave, si dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

 

Ky problem estetik mund të shfaqet në çdo kohë dhe bën që një femër të ndihet e pasigurtë rreth paraqitjes së saj. Nuk ju duhet të paguani për trajtime të shtrenjta ose t’i nënshtroheni ndërhyrjeve shpeshherë të rrezikshme që kryhen nga jo profesionistë.

 

Tre trajtimet e mëposhtme do të zbehin rrathët e zinj poshtë syve, so të ushqejnë lëkurën e kësaj zone shumë delikate dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë me veten:

 

1.Trajtim me qumësht dhe bukë: Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën e errët poshtë syve, kurse buka përmban maja dhe vitaminë B, e cila neutralizon shenjat e rrathëve të errët dhe ushqen lëkurën. Merrni disa kuba tul buke dhe njomini në qumësht, lërini bashkë për 10 minuta dhe më pas vendosini poshtë syve. Pas 15 minutash lani fytyrën me ujë të ftohtë. Në qoftë se e bëni këtë maskë rregullisht, rrathët e zinj do të zhduken brenda një muaji.

 

milk

 

2.Trajtim me lëng domateje: Domatja përmban lycopene, një antioksidant me veprim të fuqishëm që forcon muret e kapilarëve poshtë syve dhe i zbardh ato. Merrni një domate të pjekur mirë, lëreni të ziejë për pak sekonda dhe futeni fill në një enë me ujë të ftohtë. Kështu do të hiqni më lehtësisht cipën e saj. Më pas shtypeni në blender dhe me ndihmën e një topthi pambuku lyeni rrathët e zinj. Lërini të veprojnë për 30 minuta dhe lani fytyren me ujë të ftohtë. Provojeni këtë trajtim për dy javë rresht dhe rezultatet do t’ju habisin.

 

lngdom
3.Trajtim me patate: Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freksët për të reduktuar inflamacionin e lekurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës C.

 

patate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *