Yndyra në flokë është një ndër shqetësimet më të mëdha që kanë shumë njerëz. Gjithmonë e kemi problem për të gjetur një zgjidhje për eleminimin e një fakti të tillë.

 

Një mënyrë për të eleminuar një fakt të tillë është përdorimi i kripës në shampon e zakonshme të flokëve dhe më pas lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.

 

Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripë edhe në balsam. Kalojeni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.

 

Gjithashtu kjo është një mënyrë e mirë për të mbrojtur dhe për të pasur një lëkurë larg yndyrës. Në këtë rast, nuk është e nevojshme të shtoni kripë në të gjithë sapunin e lëngshëm me të cilin lani fytyrën! Mjafton të hidhni fare pak në dorë, të krijoni shkumë bashkë me kripën dhe të lani fytyrën. Pas shpëlarjes do të eleminohen të gjitha qelizat e vdekura!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *