Mushkonjat janë shqetësimi më i madh dhe arsyeja e shumë netëve pa gjumë gjatë stinës së verës. 

 

Ajo zhurma e bezdisshme rrëzë veshit do të vinte në provë të vështirë edhe nervat e atyre personave që janë më të fortë.

 

Pickimi i mushkonjave shkakton skuqje të vendit dhe kruarje të herë pas hershme.

 

 

Pickimi nga ato zakonisht ndodh gjatë periudhës së lindjes dhe perëndimit të diellit, atëherë kur mushkonjat janë më aktive.

 

 

Për ti eleminuar problemin që sjellin ato ekzistojnë mënyra të ndryshme natyrale. Më poshtë do të njiheni me disa nga produktet që ndihmojnë në eleminimin e mushkonjave në kushte shtëpie.

 

Ju duhet të përgatisni vetëm një masë të përbërë prej sodës së bukës dhe ujit dhe ta aplikoni atë në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat. Kruajtja do të zhduket në një kohë mjaft të shkurtër.

 

 

 

Limon është një tjetër produkt që ndihmon në eleminimin e mushkonjave, mjafton vetëm të prisni një fetë limoni dhe ta kaloni nëpër zonat ku iu është shkaktuar kruajtja. Irritimi dhe kruajtja do të zhduken menjëherë.

 

 

 

Vaji  i livandos, është nje tjetër produkt që duke e aplikuar mbi lëkurë qetëson dhimbjen dhe heq ndjesinë e kruajtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *