Djegia e lëkurës nga dielli në këto ditë të nxehta është dhe një ndër shqetësimet më të mëdha me të cilën përballemi të gjithë. Ekzpozimi në diell gjatë sezonit turistik shkakton djegien më të madhe të lëkurës.

 

Për të shmangur problemet e djegies së lëkurës në kushte shtëpie duhet vetëm që të dini ti përdorni ato. Çaji i zi është një ndër këto produkte që është i pasur me acid tanik që ndihmon në lehtësimin e djegieve poshtë syve.

 

Mjafton të zhytni dy bustina me çaj në ujë të ftohtë dhe i vendosni ato sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe lehtësuar dhimbjen.

 

Qumështi është një tjetër product shtëpie që shmang problemet e diegies së lëkurës. Njafton që të lagni  një copë të pastër në një enë të mbushur me 1 kupë qumësht, 4 kupa ujë dhe pak kubikë akulli. Aplikojeni kompresën për 15-20 minuta, dhe përsëriteni trajtimin çdo 2-4 orë. Proteina, yndyra dhe pehashi i qumështit kanë efekt anti-inflamtor në lëkurë.

 

Mielli i misrit duke u përzierë me ujë është një masë e mirë që mund të aplikohet në pjesët ku keni djegie nga dielli për të qetësuar dhimbjet.

 

Kosi përmban proteina dhe yndyra që mund të mbajnë larg inflamacionin. Për të lehtësuar dhimbjet, aplikoni kos në vendet e djegura, lahuni me ujë të vakët dhe e thani mirë lëkurën.

 

Sallata jeshile, është një tjetër nga ushqime tona të preferuara që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të djegies së lëkurës. Mjafton të zieni gjethet e sallatës në ujë, e kulloni dhe më pas e lini të ftohet në frigorifer për disa minuta. Pasi të ftohet ju me ndihmën e një cope të hollë mund të njomni me kujdes pjesët e djegura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *