Zgjimi herët është një mënyrë e mirë për të pasur një ditë sa më të qetë dhe larg problemeve të ndryshme ditore.

 

Sipas ekspertëve tashmë zgjimi i hershëm për në punë tani e tutje mund të jetë më i lehtë, pas testimeve të zhvilluar. Në një eksperiment ku kanë marrë pjesë më shumë se 286 drejtues ekzekutivë dhe sipërmarrës të botës të intervistuar nga Arianna Huffington.

 

Qëllimi i këtij eksperimenti ishte për të gjetur sa herët ata zgjohen dhe nëse hanë vezë apo drithëra në mëngjes.

 

Sipas eksperimentit ata që zgjoheshin në orën 6 e 30 të mëngjesit pas 7 orëve gjumë, rreth 78 perqind e tyre ushtrojnë para largimit për në punë dhe 64 perqind meditojnë ose praktikojnë yoga.

 

Shumë nga ta mbajnë pajisjet e tyre elektronike jashtë dhomës së gjumit gjatë natës, në mënyrë që të bëjnë gjumë më të mirë.

 

Nëse secili nga ne do ti praktikojë rregullisht këto rregulla atëherë e keni më të lehtë ngritjen nga gjumi për në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *