E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Lifestyle

Si të ngroheni kur është ftohtë?!

I ftohti i ditëve të fundit është një sfidë më vete për të gjithë. Secili nga ne kërkon një mënyrë të shpejtë për të siguruar një ambjent sa më të ngrohtë.

 

Nëse gjate ditës dielli mund të na ngrohte paksa, në mbrëmje e kuptojmë se ka ardhur i ftohti. Të gjithëve na shkon mendja për një supë apo për një çokollatë të nxehtë. Mos ka ardhur koha të ndezim edhe një ngrohës?

 

Reklamë

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të pasur një ngrohje sa më të shpejtë.

 

Mbrojini këmbët dhe kokën

Vishni çorape të trasha dhe vendosni kapelë.

 

Shmangni veshjet sintetike

Ato do ju djersitin dhe do e keni ftohtë sapo të dilni jashtë.

 

Konsumoni produkte kalorike

Proteinat dhe produktet që përmbajnë niseshte e ndihmojnë trupin të prodhojë ngrohtësi.

 

Preferoni pijet e nxehta

Çaj, kafe, supë apo çokollatë, kënaqeni veten dhe qëndroni ngrohtë.

 

Natën, shishja me ujë është mikesha më e mirë

Uji i ngrohtë do ju ngrohë dhe do ju mundësoje një gjumë të mirë.

 

Përfitoni nga dielli

Kur bën kohe e mire dhe kur dielli ndriçon, përfitoni për të hapur grilat dhe perdet.

 

Mbrojini dritaret

Kur koha është e keqe mirë është të vendosni një palë perde të trasha.

 

Mbyllini dyert

Kjo do ju ruajë një ambient të ngrohtë.

 

Tapeti është jeta

Jo vetëm nëpër dhoma, por edhe në tualet duhet të vendosni copa të përshtatshme tapeti që këmbët tuaja të jenë sa më të ngrohta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë