Gjakderdhja nga hunda, ose siç njihet në gjuhën mjekësore, espistazi është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupshmoshat, por me të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve, sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshmë ëpr organizmin, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni ripërsëritet. Në hundë gjenden enë të holla gjaku të cilat çahen shumë lehtë dhe si pasojë keni gjakderdhje. Hemorragjia nazale jo gjithmonë është e lidhur me simptoma patologjike të caktuara, ajo mund të ndodhë edhe për shkaqe shumë spontane, si për shembull kur membrana e mukozës së hundës është e thatë dhe e ngurtësuar. Këto janë tre produktet që duhet të vendosni menjëherë në hundë në rast se keni gjakderdhje:

 
1.Uthull molle: Uthulla e mollës arrin të frenojë hemorragjinë nazale brenda pak sekondash, më saktë 10 sekonda. Ajo ndihmon në rigjenerimin e enëve dhe kapilarëve të thyer të gjakut dhe të neutralizojë menjëherë gjakderdhjen. Mbajeni derisa gjakderdhja të pushojë plotësisht.

 

2.Qepa: Qepa ka në përmbajtjen e saj komponime sulfurike që ndalojnë menjëherë gjakderdhjen nga hunda. Gazi natyror që çliron qepa, riparon qelizat e membranës së hundë dhe në të njëjtën kohë nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut. Pritni një copë qepë dhe mbajeni afër hundës. Gjithashtu mund të shtrydhni lëng qepe dhe të lyeni hundën.

 

 

3.Lëng limoni: Edhe pse mund të mos ju pëlqejë ideja e lëngut të limonit që pluskon në hundën tuaj, ai është një ndër  mjekimet më të mira natyrale që ndalon gjakderdhjen nga hunda.  Aplikoni disa pika lëng limoni në vrimat e hundës dhe mbani kokën lart për disa sekonda. Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *