Ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për situatën e virozave në Shqipëri.
Ai tha se nuk ka vend për panik, por qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.
Jakaj ka këshilluar që qytetarët të tregojnë shumë kujdes për higjenën personale, tu qendrojnë larg personave të prekur.
Ndëkrohë ka bërë thirrje që moshat e treta të bëjnë vaksinat antigrip në momentin është fushata e vaksinës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Arrin dot një qytetar të kuptojë se nga cila virozë është prekur?
Jakaj: Asnjëherë nuk e dallon qytetari. Edhe mjeku do të ghulumtojë për ta vërtetuar se cilit virus i përket. Për të mbyllur për publikun. Vaksina e gripit stinor është e certifikuar dhe nuk duhet ta lidhësh fare me Sars Covid. Si të mbrohemi? Të ruajmë higjenën personale, mos i afrohemi dikujt që është prekur. Qetësia trupore gjithashtu.





