Konfliktet në çift janë dhe çështja e cila shpesh çon në ndarje apo në një marrëdhënie të acaruar ndaj gjithmonë duhet të tregohemi të kujdesshëm në mënyrë që të qëndrojmë sa më larg konfliktit.

 

Ndërsa disa mund të mendojnë se shmangia e konfliktit mund të çojë në një marrëdhënie të shëndetshme, ky nuk është gjithmonë rasti. Sado të përpiqemi të qëndrojmë larg çdo konflikti ka situata të ndryshme të cilat është e pamundur që tëi shmangësh.

 

Ekspertët e lidhjeve thonë se zënkat e shpeshta me partnerin ose shmangia e të gjitha debateve mund të dëmtojë në mënyrë drastike marrëdhënien tuaj.

 

Këshilla është që të bëni atë që doni të bëni për të qëndruar i hapur dhe i dashur me partnerin tuaj, në mënyrë që nëse ai dëshiron të flasë pas një zënke, ju të jeni aty.

 

Nëse qëllimi juaj është të doni veten dhe partnerin tuaj, atëherë duhet të qëndroni të hapur për të vërtetën që po ndodh midis jush. Nëse qëllimi juaj është të mbroni, kontrolloni ose shmangni, atëherë ju do të mbylleni për të shmangur dhimbjen dhe kjo nuk është aspak një gjë pozitive për lidhjen tuaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *