Shpesh ndodh që pas dushit të kemi probleme me ashpërsimin e lëkurës. Irritimi i saj pas dushit mund të ndodhë në një zonë të caktuar ose në gjithë trupin tuaj, ajo mund të shoqërohet me skuqje të butë apo të fortë.

 

Duhet të bëni kujdes pasi nuk është normale ta ndjesh të tërhequr lëkurën pas dushit, por kjo shkaktohet nga përdorimi i sapunit të papërshtatshëm, nga dushi i gjatë dhe me ujë të nxehtë, apo alergjia nga produktet e ndryshme.

 

Për të minimizuar problemet e lëkurës, është mirë të përdorni një pastrues apo sapun të butë si dhe të laheni me ujë të vakët, jo shumë shpesh dhe jo dush shumë të gjatë.

 

Kujdes nuk këshillohet që të bëni shumë banjo në ditë pasi dushi i tepërt nuk është i mirë për shëndetin e lëkurës.

 

Ndërkohë që ekspertët këshillojnë që një herë në javë të bëni një trajtim “exfoliating”, i cili është i butë dhe jo-agresiv, në mënyrë që të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *