Të përzierat dhe ndjesia e të vjellës më shumë sesa një sëmundje apo problem shëndetësor është një simptomë e helmimit nga ushqimi, dehidratimit, acidit refluks, medikamenteve të ndryshme etj. Si pasojë veç trajtimeve natyrale nuk ekzistojne forma të tjera kurimi, shkruan Living. Më poshtë të gjithë përbërësit që lehtësojnë ndjesinë e të përzierave apo të vjellës.
Xhenxhefili – është përdorur për shekuj me rradhë, por në Kinë është përdorur mësë shumti si një kurë natyrale për problemet me aparatin tretës. Përtypja e xhinxherit do të parandalojë të vjellat.

 

Kanella – Nëse ndjesia e të përzierave është shkaktuar nga problemet me aparatin tretes, mjafton të pini një gotë ujë me një lugë çaji kanellë dhe do të qetësoheni brenda pak minutash ( Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna)

 

Mentja – është një erëz e freskët e cila njihet të relaksojë muskujt e stomakut. Ka një efekt qetësues dhe pirja e çajit të mentes do të bëjë që ndjesia e të vjellës të largohet në çast.

 

Uthulla e mollës – Nëse ndjesitë e lartëpërmendura janë shkaktuar nga helmimi i ushqimit, duhet të konsumoni përzierjen e një luge mjaltë me një lugë uthull molle në mënyrë që të pastroni organzimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *