Nëna të cilat punojnë janë dhe personat që e kanë punën më të vështirë dhe stresuese në familje kjo për shkaqe të ndryshme.

 

Përveç se duhet të jeni mesatarisht 40 orë të javës në punë, ju duhet të jeni edhe në rrjedhat e shtëpisë me pastrimin, gatimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të tjera në shtëpi.

 

Më poshtë do të lexoni se cilët janë mënyrat më të mira për të arritur të keni një rol të suksesshëm në familje;

 

Organizimi

Organizimi i ditës të ndihmon padyshim në zgjidhjen e punëve ditore të cilat planifikoni t’i bëni. Është mirë që gjatë kohës që jeni në punë të mundoheni të jeni sa më e koncentruar në atë që bëni në mënyrë që të jeni sa më produktive, kurse pas përfundimit të orarit të punës të jeni komplet të përqendruar në jetën tuaj personale, ku hyn këtu edhe rritja dhe kujdesi për fëmijët.

 

Balancimi

Balancimi mes punëve të shtëpisë dhe punëve në profesion është faza kryqe për secilën nënë që punon. Është shumë e nevojshme që problemet të cilat I keni gjatë ditës në punë të mos i ndani me familjen, pasiqë kjo do të prishte harmonin e kohës familjare apo çështjet familjare t’i ndani në vendin e punës. Kjo nuk tregon aspak profesionalizëm. Gjetja e një balance në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur pasiqë edhe ju si nënë ndiheni më të qeta kur e arrini këtë gjë.

 

Kohë për veten

Rëndësi po ashtu shumë të madhe në mirëqenien tonë si nëna por edhe si punëtore në kompani të ndryshme ka edhe koha të cilën ne e ndajmë për veten dhe për të mirën tonë. Një shëtitje e vogël vetëm larg punës dhe larg shtëpis ndonjëherë është shumë e mirëseardhur duke e ditur që kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në produktivitetin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *