E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Si të fshini fotot nga iPhone pa i humbur ato përgjithmonë

Memorja “full” është një mërzi për të gjithë përdoruesit e smartphoneve. Por iPhone ka menduar për një zgjidhje. Nëse ju doni të fshini një foto për të liruar hapësirë, por nuk doni ta humbisni atë përgjithmonë, zgjidhjen e gjeni tek iCloud.

 

Ju mund t’i fshini fotot nga celulari juaj dhe t’i ruani ato në iCloud. Por ka një specifikë, nëse nuk ndiqni procedurën më poshtë, fotot do ju fshihen si në iCloud, ashtu edhe në celular. Shkoni te Cilësimet tuaja dhe prekni emrin tuaj (Apple ID) në krye. Klikoni mbi iCloud.

 

Më pas klikoni tek Fotografitë, shtypni butonin “iCloud Photos” dhe “My Photo Stream” në mënyrë që ato të mos jenë më jeshile. Kjo do t’ju lejojë të fshini fotot nga pajisja juaj, por t’i ruani në iCloud.

 

 

Vazhdo të lexosh