Të gjatë, të shkurtër, me onde apo të drejtë! Flokët për femrat nuk janë thjesht një tufë fibrash, por një shprehje e stilit dhe e personalitetit. Kjo është dhe arsyeja që shumë prej tyre ”terrorizohen” sa herë që vërejnë rënie masive që mund të degradojë deri në rrallim të flokëve. Në skalpin e kokës ndodhen afro 100 mijë fije floku. Sipas statistikave të ndryshme, një njeri me zhvillim fiziologjik normal humbet 50-100 fije flokë në ditë.

 

Ndër shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve përmendim sëmundjet auto-imunitare, periudha e lehonisë, menopauza, humbja e menjëhershme e peshës, mungesa e hekurit, çrregullimet e të ngrënit etj. Shumë njerëz harxhojnë shumë para dhe kohë për të gjetur produktet e duhura që të frenojnë këtë problem, por vazhdojnë të përballen me qindra fije floku që mbulojnë lavamanin apo që mbushin krehërin e flokëve. Receta e mëposhtme është një aleat i vërtetë kundër rënies së flokëve dhe rritjes së menjëhershme të tyre.

 

Përbërësit: 2 të kuqe veze, 2 lugë çaji mjaltë organik dhe dy lugë çaji vaj kastori. Shtoni në një enë dy të kuqet e vezëve dhe vajin e kastorit dhe trazojini me ndihmën e një piruni. Më pas shtoni mjaltin dhe vazhdoni përizerjen derisa mjalti të hollohet dhe shkrihet me dy përbërësit e tjerë. Me ndihmën e një furçe flokësh lyeni zonat ku keni rënie ose gjithë kokën dhe mbështilleni me qese për 2-4 orë. Pasi të ketë kaluar ky minutazh, masazhoni skalpin dhe lani flokë si zakonisht. Përdoreni këtë tonik një ose dy herë në javë dhe të vëreni rezultate të mahnitshme.

 

E verdha e vezës përmban proteina, acide yndyrore dhe vitamina, të gjitha së bashku forcojnë rrënjën e flokut. Vitamina A  ka veti hidratuese, kurse përbërësi tjetër i të kuqes së vezës leceitina, mbron flokun nga këputja. Mjalti  nga ana tjetër është një burim i shëndetshëm i mirëqenies fizike. Ai përmban shumë antioksidantë që hidratojnë skalpin e kokës. Vaji i kastorit ka në përmbajtjen e tij aminoacide të dobishme, ku ndër më kryesorët përmendim acidin ricinoleik. Ky vaj zbut rregullon nivelin e pH-it të kokës, eleminon zbokthin dhe mbron flokët nga faktorët e rrezikshëm mjedisorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *