Mënyra më e mirë për tu kujdesue për shëndetin tuaj është një aktivitet i mirë fizik. Gjatë aktiviteteve fizike duhet të bëni kujdes, pasi jo çdo ushtrim mund tju vijë në ndihmë.

 

Ekzistojnë disa këshilla që do ju ndihmojnë të eliminoni dhimbjet e muskujve pas stërvitjeve:

 

Shtrini muskujt tuaj

Shtrirja e muskujve  është e rëndësishme për të lehtësuar lëndimin pas stërvitjeve. Zgjatja siguron lëvizshmëri dhe ju lehtëson dhimbjen.

 

Apliko ngrohje

Kur e aplikoni nxehtësinë në zonën e prekur, kjo do të ndihmojë në relaksimin e muskujve tuaj të shtrënguar. Ajo çon në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe parandalon ndërtimin e mbeturinave të acidit laktik, duke shmangur inflamimin.

 

Hani siç duhet dhe qëndroni të hidratuar

Ushqyerja me ushtime të pasura me proteina ndihmon në rikuperimin e dhimbjes të muskujve. Gjithashtu, shtoni ushqime omega-3 si salmon dhe avogado në dietën tuaj pasi ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Dehidratimi më tej rrit dhimbjen. Prandaj, pini shumë ujë sepse ndihmon gjithashtu në lirimin e toksinave nga trupi dhe i bën muskujt fleksibël.

 

Masazhoni vendet e lënduara

Masazhi  ndihmon në thyerjen e acidit laktik, i cili është një nga arsyet kryesore për dhimbje të muskujve. Ju mund të vetë-masazhoheni ose të merrni ndihmën e një terapisti masazhist. Terapia e masazhit ndihmon në zbutjen e muskujve dhe shërimin e inflamacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *