Mësoni të bëni dallimin midis miqve dhe të njohurve. Me të vërtetë që sot më shumë flasim me anë të rrjeteve sociale por një mik I vërtetë gjithmonë e gjen mënyrën për të shprehur dashurinë. Nuk mund ta quani një miqësi të ngushtë dhe të vërtetë nqs nuk ka karakteristikat e mëposhtme:

 

E duan shumë familjen tëndë: 

Ka shoqe apo shokë që afrohen aq shumë me familjen tënde sa shpesh herë dëgjojmë dhe prindërit duke na pyetur për to. Në një farë mënyre bëhen pjesë e përditshme e jetës tonë.

 

Ata dinë të falin dhe të harrojnë.

Shprehja që fal por mos harro nuk fuknksionon asnjëhere me ata që I quajmë miq me të vërtetë. Do ket periudha zënkash apo dhe që nuk do të flisni për ditë me rradhe por në fund një mik I vërtetë është ai që di të fali dhe nuk I rikujton më problemet e te kaluarës, nuk të mban mëri.

 

Ju surprizojnë:

Dhe pse janë të zëzë me fëmijët, familje, punën, projekte të tjera personale ata gjithmonë mendojnë për ju! Një mënyrë për ta kuptuar është ajo e surprizave. Një dhurate e vogël, një mesazh I papritur, ose ju shfaqe pa plan në shtëpi!

 

Në ditët e rëndësishme janë gjithmonë pranë jush.

Është e vërtetë që prej angazhimeve do e ken të pamundur ndonjëhere të mos jen të pranishëm në rastet e festave, por nuk do të harrojnë kurrë ditëlindjen tuaj dhe pa ja kujtuar facebooku, dhe do dinë të kuptojnë ëventet e rëndësishme dhe do të gjëndjen pranë!/Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *