Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

Si ta luftojmë “Sindromën e ndryshimit sezonal”

24 Prill 21:06

Rrezet e diellit të ngrohta, ajri që pasurohet me aroma dhe ditët janë më të gjata. Pra erdhi pranvera! Një stinë e bukur dhe e shumëpritur, por me disa ndryshime për trupin dhe organizmin tonë.

Autori i njohur francez, Guy de Maupassant do të thoshte se pranvera sjell me vete aromën e luleve më të bukura dhe pasionin më të flaktë. Por të gjithë ne do të shtojmë këtu alergjitë, streset, ndryshimet e humorit dhe të gjumit.

Pranvera është stina që zgjon vërtet natyrën dhe na ngroh zemrat, por njëkohësit është momenti më i keq për ata që kanë vështirësi të përballen me të. Le të fillojmë nga orët e ditës dhe të natës, të cilat tek disa prej nesh mund të sjellin ankth, lodhje apo nevojë për gjumë.

E dimë që këto janë fenomene normale, që rregullohen brenda disa javëve dhe këshilla më e mirë për këto ndryshime është një stil jete i shëndetshëm dhe një regjim i rregullt ushqimor.Por, pse jemi të lodhur gjatë ndryshimit të klimës?

E gjithë kjo na vjen nga efekti natyral që jep zgjatja e ditës. Vetë drita kontrollon sistemin nervor qendror, i cili ditë pas dite, ul prodhimin e melatoninës, që rregullon ciklin gjumë-zgjim. Kjo është arsyeja pse gjatë javëve të para të pranverës keni më shumë nevojë për gjumë.

Çfarë ushqimesh duhet të përdorim që të jemi në formë?

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme është çelësi i kthimit në formë. Frutat dhe perimet duhet të jenë pjesë e regjimit ushqimor, sipas rregullit “pesë vakte në ditë”, në mënyrë që të garantoni sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve. Në këtë periudhë është e këshillueshme të përfshini peshkun, i cili përmban Omega 3, një nxitës energjie dhe “mik” i trurit.

 

A e dini se çfarë ushqimesh duhet të largoni nga tavolina në këtë stinë? Sigurisht duhet të largoni ushqimet që përmbajnë yndyra dhe sheqer dhe ushqimet e lehta me shumë kalori. Kjo na bën që të shmangim ngadalësimin e aparatit tretës dhe mbingarkimin e mëlçisë.

A ekziston ndonjë strategji për pastrimin dhe rigjallërimin e trupit pas stinës së dimrit? Është shumë e rëndësishme që të pini 2 litra ujë në ditë – natyral ose me gaz – me pak lëng limoni. Mënyrë shumë e mirë për detoksifikim janë pijet me hithra dhe hirra e qumështit, që ndikojnë në pastrimin e mëlçisë. Cili është mëngjesi perfekt për ta nisur ditën në pranverë?

E rëndësishme është që të përdorni kosin, frutat, produkte integrale, duke marrë dhe disa probiotikë që favorizojnë funksionin e mirë të sistemit imunitar, përpos mirëqenies së zorrëve. E nëse ndiheni shumë të lodhur edhe pas këtyre masave, mund ta nisni ditën me një gotë ujë dhe një lugë magnez.

Trupi nuk ka nevojë të shohë kalendarin për të kuptuar që ka ardhur pranvera. Disa rregullat për të kaluar krizën e rizgjimit Merruni me një aktivitet fizik, të paktën 30 minuta në ditë. Mjafton një shëtitje dhe pak stretching për të çliruar mendjen dhe për të shkarkuar tensionin.

Bëni kujdes me sinjalet që ju jep trupi. Mos i anashkaloni çastet kur ndiheni keq. Mos anashkaloni nevojën për të pushuar dhe fjetur.

Ndonëse ditët zgjaten, nuk duhet ta lodhni trupin me shumë orë aktivitet dhe pak orë pushim. Vitaminat dhe kripërat hidratojnë organizmin në raste të ndryshimit të temperaturës: ginseng dhe ginkgo biloba ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe përqendrimin.

Alternoni orët e punës dhe të pushimit. Çdo dy orë bëni një pushim prej disa minutash.

Ndiqni një regjim ushqimor të ekuilibruar. Mos shmangni vaktet, sepse kjo sjell lodhje ju bën të humbisni përqendrimin. Vishuni si duhet, që të përballoni ndryshimin e temperaturës.

Hidratimi është një detyrim gjatë gjithë vitit, por sidomos tani që duhet të largoni toksinat e akumuluara gjatë dimrit dhe të përballoni humbjen e djersës, për shkak të vapës./Living

 

 

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
lufte Sindrome

Nga e njëjta kategori

“Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me vitaminë C që forcon imunitetin, dhe përmirëson shëndetin

më shumë...

Sekreti për një zemër më të fortë? Ekspertët këshillojnë konsumimin e këtyre katër frutave

më shumë...

Çfarë duhet të vishni gjatë ditëve të nxehta sipas ekspertëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.