Subscribe

Situata në burgun e Peqinit, pas ngjarjes së rëndë dhe arrestimit të autorit Sokol Mjacaj paraqitet e qetë. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari Esido Barkaj, gjëtë një interviste për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn.

Barkaj tha se ende nga autoritetet nuk është zbardhur misteri, se si ka arritur autor të sigurojë armën e krimin brënda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari shtoi se autori nuk ka pranuar që të flasë për emrat e personave që mund të kenë porositur vrasjen apo aryen pse e bëri këtë krim. Të ndodhur në këto kushte, policia dhe prokurori do e marrin sërish nesër në pyetje, me shpresën se mund të tregojë ndonjë gjë që do shërbejë më pas për hetimet e mëtejshme në zbardhjen e ngjarjes.

Një situatë e qetë dhe e vendsour nën kontroll sa i takon ngjarjes që ndodhi. Sic u pohua nga Manja kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Është mister se si ka arritur i dënuarit të sigurojë armën për të ekzekutuar Lleshin.

Burimet konfirmojnë se menjëherë sapo Mjacaj është vënë në dijeni që do vendosej në 41 biss, ai ka vepruar menjëherë sepse më pas nuk do kishte kohë. Ajo që thuhet nga hetimet paraprake ai nuk ka pranuar të flasë mbi motivet apo personat që e kanë shtyrë për këtë ngjarje. AI do merrt në pyetje edhe nesër për të zbardhur dinamikën dhe personat që fshihen pas ngjarjes”, tha gazetari Esido Barkaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *