E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Si nisi kasaphana e Matit/FOTO e AUTORIT

Konflikti me dy viktima dhe dy të plagosur, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të punës që po bënin puntoret e Bashkisë Mat në shtrimin e rrugëve me zhavorr të fshatit Shell ne Mat.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes ku si pasojë kanë humbur jetën shtetasit Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj, si dhe kanë mbetur të plagosur  Astrit Hani, dhe Hamit Buçi, ku i fundit është banor në fshatin Shëlli.

 

Reklamë

Nga informacionet paraprake dyshohet që autori Kujtim Koxha, 51 vjeç të ketë kërkuar prezencën e kryebashkiakut për të rinisur puna.

 

Në debat e sipër ai dyshohet të jetë larguar nga lokali i fshatit ku puntoret po hanin buk dhe të jetë kthyer pak çaste më pas duke zbrazur breshërinë mbi to.

 

Ndërkohë më pas 51 vjeçari, ka hedhur armën e krimit dhe është larguar, ku më pas ka kërkuar të dorëzohej, pasi e gjithë zona ishte e blinduar nga forcat e rendit.

 

Më shumë video

Reklamë