Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Si ndikon i ftohti në rënien në peshë dhe eliminimin e dhjamit të tepërt

24 Shkurt 19:54

Në dimër, ditët janë më të ftohta dhe të shkurtra. Kjo nënkupton se njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të brendshme duke qenë i predispozuar ndaj shtimit në peshë. Thonë se dimri është stina më e mirë për të humbur në peshë.

Mesa duket, i ftohti ju ndihmon të dobësoheni e të eliminoni kilogramët e tepërt pa shumë përpjekje.

Faktori i yndyrnave të kafenjta

Disa studime, të cilve u referohet AgroWeb.org, tregojnë se temperaturat e ftohta aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira.

Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi.

Me fjalë të tjera, trupi përdor më shumë energji dhe kalori në dimër se në verë.

Ekspertët thonë se ndjesia e të ftohtit mund të rrisë ritmin e djegies së kalorive nga 3 në 30 përqind.

Një studim tjetër ka zbuluar fakte që tregojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të transformojë llojet e yndyrnave në trup dhe potencialisht të djegë yndyrnat e tepërta.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët vunë re transformimin e qelizave staminale si në temperaturë normale ashtu edhe në temperaturë të ftohtë.

Ata zbuluan se në temperaturë të ulët, këto qeliza formojnë një lloj yndyrne të njohur si yndyrna e kafenjtë.

Ajo e nxit trupin të djegë më shumë kalori për të ngrohur dhe të eliminojë dhjamin e tepërt.

I ftohti stimulon çlirimin e dy hormoneve që përshpejtojnë ritmin e djegjes së energjisë nga qelizat e yndyrnave të kafenjta.

Kjo është një nga arsyet përse dimri duhet të jetë stina kur mund të filloni një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe një stil jetese të shëndetshme.

Sigurisht, duke evituar motin tepër të acartë, mund të bëni ecje në natyrë në orët pak më të ngrohta të ditës

Kujdes duhet të tregojnë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga tensioni apo zemra.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
dhjami Eliminimi I ftohti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj 2026

më shumë...

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

më shumë...

Shenjat më me fat të Horoskopit në muajin qershor

më shumë...

“Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horoskopit në qershor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.