Pjesëmarrja në politikë dhe kandidimi i saj nën logon e PSD në qarkun e Fierit, i ka kushtuar jo pak Limonera Bozhës.
Ajo rrëfeu në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se në momentin që emri i saj u bë publik si kandidate në listën e PSD, institucioni ku ajo punonte i dërgoi një shkresë ku e njoftonte për ndërprerjen e mardhënieve të punës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A ka kosto kjo fushatë për ju, edhe personalisht?
Bozha: Tani kostot, stresi, lodhja.
Borakaj: Jo vetëm kaq, a ju kanë larguar juve nga puna?
Bozha: Po më janë ndërprerë marrëdhëniet e punës më datë 22 prill me një vendim të ardhur nga kompania Albpetrol. Por uën do ta ndjek në rrugë ligjore.
Borakaj: Cili ishte motivi i largimit nga puna?
Bozha: Unë mendoj se ndihem e diskriminuar nga puna, pas shfaqjes së listave zyrtare ku unë isha kandiadate e PSD, por kjo besoj se do të vërtetohet në një proces gjyqësor.
/vizionplus.tv





