Subscribe

Samiti i Presidentëve të rajonit, i njohur me emrin Procesi i Brdo-Brijunit, është një nismë që e ka zanafillën në vitin 2010. Ai ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik, me qëllim nxitjen e dialogut dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

 

Por si lindi ky samit?

 

Procesi “Brdo” filloi 9 vjet më parë, në takimin e kryeministrave të atëhershëm të Sllovenisë dhe Kroacisë, Bohut Pahor dhe Jadranka Kosor. Qëllimi i procesit ishte sigurimi i mbështetjes për sigurinë dhe bashkëpunimin midis vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, në Brdo të Sllovenisë më 20 mars 2010.

 

Pesë vite më pas, organizatorët e kësaj iniciative rajonale, vendosën përfshirjen e një game të më gjerë çështjesh. Ata e quajtën nismën Brdo-Brijuni, duke i shtuar emrin e një grupi prej katërmbëdhjetë ishujsh të vegjël në Kroaci.

 

Në vitin 2014 samiti u mblodh në Dubrovnik me kryefjalë integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal. Një vit më pas. Liderët u takuan në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, me fokus çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit. Pjesëmarrës ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan i kohës, Joe Biden.

 

Samiti vijoi më tej në Bosnjë e Slloveni si dhe në Shkup.

 

Çdo takim ka pasur një axhendë të veçantë, e ndërkohë, përveç liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës të rëndësishëm kanë qenë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *