Anëtari i kryesisë se demokrateve Belind Këlliçi ka denoncuar sot nje tjeter moment qe lidhet me Mirel Mërtirin dhe skemën e inceneratoreve. Ai shpjegoi se ne vitin 2017 Mertiri krijoi një kompani ne Maltë me emrin “Sien Group Ltd” cila e ndihmonte atë te dërgonte jashtë vendit, paratë e taksapaguesve shqiptare
“Kjo kompani lidh kontrata me të tre inceneratorët, atë të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës në vlera marramendëse. Kontrata e Fierit për shembull është në vlerën e 23 milionë eurove për blerjen e të gjithë makinerive dhe pajisjeve. Në Elbasan është për mirëmbajtjen; kurse në Tiranë kontrata është për biznesin e ri të Erion Veliajt ku do të detyroheshin të gjitha subjektet tregtare të pajiseshin me qese të specializuara për mbetjet”, tha Këlliçi.
Këlliçi ka publikuar edhe një email qe përfaqësuesja e kompanisë konsulente të “Sien” në Maltë i dërgon Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos
“Veçanërisht pas verifikimeve të bëra me doganat e Shqipërisë nga Eltoni (Bualli), kontrata e vendosur prej jush, mund të procedohet. Siç na keni thënë, makineritë duhet të udhëtojnë me sistemin trekëndor, por të gjithë furnitorët duhet të njoftohen paraprakisht, pasi dokumentacioni origjinal do të mbahet në Maltë, sepse kompania Sien është subjekt kontrolli i Departamentit të TVSH të doganës malteze”, tha ai.
Sipas Këlliçit pas publikimit të të gjithë këtyre dokumenteve SPAK-u duhet të vihet ne lëvizje për te anuluar kontratën për inceneratorin e Tiranës. /vizionplus.tv