Subscribe

Emri “offshore” ose “parajsë fiskale” përmendet shpesh si një tokë e premtuar, ku të pasurit mund të fshehin taksat apo pasurinë e tyre. Në fakt po të pyesësh ekspertët dhe ekonomistët, se çfarë janë këto shtete, ata thonë se kanë funksione të ndryshme, por ajo që i lidh të gjitha bashkë është tërheqja e shumë investitorëve nga vende të ndryshme të botës, duke i siguruar anonimatin. Numri i saktë i tyre nuk dihet, por sipas statistikave mendohet se paraja që lëviz në këto shtete gjate një viti është 22 mijë miliard dollarë, e barabartë me GDP e SHBA-ve dhe Japonisë. Deputetët janë të shqetësuar për faktin se shumë nga kompanitë, të cilat janë të regjistruara në këto guacka, sot kanë një numër të konsiderueshëm të shërbimeve në Shqipëri, qe lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve dhe taksat e buxhetit. Po për çfarë qëllimesh përdoren vendet offshore? Këto shtete mund të regjistrojnë kompani pa patur rezidentë pronarin e tyre, nuk kërkojnë burimin e të ardhurave, kanë taksa të ulëta ose zero, dhe mbi të gjitha mbajnë sekret emrin e atij që depoziton, apo bilancet dhe funksionet e kompanisë që operon aty. Jo çdokush që ka një llogari në këto vende bën aktivitet kriminal, një pjesë e vogël e biznesmenëve mund të fshehin pasurinë në mënyrë që ta ruajnë nga bandat kriminale, por këto janë raste shumë të rralla. Shtete të tilla kanë GDP të përqendruar pikërisht në anonimatin që i ruajnë firmave dhe taksat 0. Zvicra, ishujt Cajman, Virxhin, Monteklarlo, Hong Kongu, Qipro dhe Malta, janë një pjesë e listës së gjatë. Mendohet se pasuria e personave që kanë depozituar para në vendet offshore kalon vlerën e 30 mijë miliard dollarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *