Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve ashtu si në Shqipëri edhe në vednet e tjera të botës kanë filluar parapërgatitjet.

 

Ndonëse në thelb festa e Vitit të Ri simbolizon lëniën pas të një viti për të hyrë në një vit tjetër, kjo natë kaq e shumëpritur nga të gjithë festohet ndryshe në vende të ndryshme të botës.

 

Spanja

 

Në Spanjë, është traditë e vjetër ngrënia e 12 kokrrave rrush nga një për çdo zile të kambanave të kishës që tregojnë se ka shkuar ora 00:00 në mesnatën e Vitit të Ri. Çdo kokërr rrushi përfaqëson të pasurit fat për 12 muajit e ardhshëm të vitit.

 

Danimarka

 

Banorët e Danimarkës mirëpresin ardhjen e Vitit të Ri duke thyer pjata dhe gota të vjetra tek dyert e familjarëve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij.

 

Ata gjithashtu qëndrojnë në karrige dhe hidhen prej tyre së bashku në mesnatë për të uruar një vit me sa më shumë fat.

 

Finlanda

 

Në Finlandë , njerëzit parashikojnë vitin e ardhshëm duke hedhur kallaj të shkrirë në një enë me ujë, dhe në bazë të formës që merr metali përcaktojnë se si do të shkoj viti I ardhshëm. Një zemër ose unazë do të thotë një martesë, ndërsa një anije parashikon udhëtime ndërsa derri tregon se ushqim do të ketë me bollëk.

 

Panamaja

 

Për të larguar shpirtrat e këqij për një fillim viti, është traditë të digjen figura (muñecos) të njerëzve të njohur si personazhe televizive dhe figura politike në Panama . Figurat përfaqësojnë vitin e vjetër që po ikën.

 

Skoci

 

“Këmba e mbarë” është një traditë e vjetër në Skoci. Personi i parë i cili kalon pragun e shtëpisë në natën e Vitit të Ri duhet të marrë një dhuratë për të pasur fat.

 

Filipinet

 

Do të gjeni fruta me formë të rrumbullakët në të gjitha tavolinat e shtruara në Filipine në natën e Vitit të Ri. Ato simbolizojnë prosperitet për vitin e ardhshëm.

 

Shumë familje vendosin një mori frutash në tavolinat e tyre të ngrënies dhe disa hanë saktësisht 12 fruta të rrumbullakëta (rrushi është më i zakonshmi) në mesnatë.

 

Brazili

 

Në Brazil , si dhe në vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe Jugore si Ekuador, Bolivia dhe Venezuela, mendohet se është me fat të veshësh të brendshme speciale në natën e Vitit të Ri. Ngjyrat të cilat vishen më shumë janë e kuqja, që mendohet se sjell dashuri në Vitin e Ri dhe e verdha, që mendohet se sjell para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *