Subscribe

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Mara Sula në një lidhje me emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvea Borakaj, ka treguar se si ka qenë bashkëpunimi me Simon Mirakajn gjatë kohës që bashkëpuninin në institucionin që ajo drejton.

Sula tha se Simon Mirakaj ëhstë një njeri me vlera të larta njerëzore, një person i cili pavarësisht të shkuarës dhe vuajtjeve që kishte kaluar, bashkëpunonte për ta bërë të ardhmen më të mirë dhe pa ndasi politike.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Përshëndetje Genta, është kënaqësi. Si ka qenë bashkëmpunimi sëbashku?

Sula: Të flas unë apo Simoni?

Pranvera Borakaj: Simonin e kemi në studio.

Sula: Megjithëse me Simonin kemi disa vite bashkëpunim dhe shpeshherë kemi ndarë edhe biseda siç po tregonte Simoni tani, unë prapë po e ndiqja me shumë vëmendje, pasi fjalët e Simonit kanë qenë jo vetëm të vërteta, jo vetëm fjalë zemre, por gjithmonë kanë qenë me një qëllim shumë të mirë, si e si të ndërtojmë një të tashme më të mirë, si e si të ndërtojmë një të ardhme të mrië, asnjëherë përçarëse, asnjëherë ngacmuese, asnjëherë pavlerë, por gjithmonë konstruktive.

Pranvera Borakaj: Sa sfiduese ka qenë për të dy ju, nuk është thjeshtë hapja e një dosjeje fizikisht, por është hapja e disa plagëve që kanë rënduar për vite të tërë mbi familje.

Sula: Kur fillova punë mendova se Simoni do të ishte një figurë ikonë që do të përfaqësonte grupet e interesit, por në fakt te zoti Simon arrita të shikoj një person me integritet të lartë, bashkëpunues, pozitiv, kërkonte mendime, ndante mendime, ishte sfidues në nivelin filozofik.

Pranvera Borakaj: Ju vjen keq që nuk e keni më Simonin aty?

Sula: E ndiej mungesë, por në çdo aktivitet kemi qenë bashkë, jemi munduar të takohemi. Shpeshherë Simoni mund ta vërtetojë se kur bëhet fjalë për aktivitete të vështira unë konsultohem me të. Simoni ka hapur shumë dyert e familjeve të të përndjekurve, që janë për fat familjet më të mëdha shqiptare. Simoni e do vendin e donjerëzimin, i do shqiptarët.

Pranvera Borakaj: Ka patur ndonjë të metë?

Sula: Ai merrte ngarkesë më shumë se sa i takonte, nuk thoshte njëherë jo. Kam kolegë të rinjë që nuk shkojnë në terren. Simoni nuk thoshte asnjëherë jo. Nuk ka folur njëherë për bindje politike,i majtë i djathtë. Edhe kur kam qenë zv.ministre Simoni për kauzën e të përndjekurve nuk i shikonte këto gjëra.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *