Subscribe

Aktori ikonik i komedisë shqiptare Sejfullah Myfraraj, i njohur nga të gjithë si Cekja  Beratit, ka ardhur me një rrëfim ndryshe.

Ai tregoi në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, se si ka njohur bashkëshorten.

Cekja tregoi se kishte qenë nëna e tij që i kishte zgjedhur gruan, por sapo e kishte parë e ka pëlqyer shumë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: E nisa pak më parë duke të thënë marrëdhënie shumë të ngushtë me motrat, por mamaja dhe motrat të gjetën dhe nusen, pavarësisht se më pas të pëlqeu.

Cekja: Po, po, Drita e quajnë time shoqe, nëna e ka zgjedhur dhe e pa. Më thotë mua të kam gjetur një nuse shumë të mirë, do marrësh motrën e Jasharit. E pashë unë, Drita shumë e mirë.

Pranvera Borakaj: Drita kishte veshur një fustan që ja kishte gjetur mami jot, me rrip në mes, me ato krahët.

Cekja: Po e vërtetë, ashtu ka qenë atëherë.

Pranvera Borakaj: Të pëlqeu direkt?

Cekja: Po, direkt sa e pashë.

Pranvera Borakaj: Po mos të të kishte pëlqyer? Po të të kishte thënë mamaja do ta marrësh se më pëlqen kjo?

Cekja: Se dua do kisha thënë.

Pranvera Borakaj: Po deri në atë kohë, kishe kështu pëlqime për goca të tjera?

Cekja: Jo. Sa isha unë atëherë 21-22 vjeç. Sa isha liruar nga ushtria, pa mbushur 24-vjeç u martova.

Pranvera: Ta ka bërë Drita dritë jetën?

Cekja: Absolutisht po.

Pranvera Borakaj: Për çfarë e vlerëson, për marrëdhënien që ka patur e shkëlqyer që ka patur me motrat me prindërit e tu, për raportin me fëmijët?

Cekja: Më ka respektuar në mënyrë të jashtëzakonshme prindërit, është dhurata më e madhe që ka bërë Drita. Nënës time, pasi babi më la shpejt, i ka shërbyer deri në momentin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *