Subscribe

Imami Ahmed Kalaja ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” të moderatores Poranvera Borakaj, në Vizion Plus, se si ishte historia e tij e njohjes me bashkëshorten.

Ai tha se sebep i kësaj njohjeje kishte qenë një kushëriri i Mozës. Ndërsa rrëfeu se i kanë mjaftuar vetëm një takim që ata të kuptonin se ishin bërë për njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Raporti me bashkëshorten, jeni njohur, jeni dashuruar me shikim të parë?

Ahmed Kalaja: Faktikisht dikush është bërë sebep, se ne nuk është se shohim dot, ne themi ul shikimin. Është bërë sebep Pëllumbi kushëriri i saj. Bëmë takimin e parë, nuk është e thënë të japësh opinion që takimin e parë. Por faktikisht mua më pëlqeu Moza që herën e parë, por edhe Moza marshallah tha po që në takimin e parë, dhe më pas e bëmë familjare.

Pranvera Borakaj: Sa zgjati kjo periudha?

Ahmed Kalaja: Mund të ketë zgjatur 10 ditë, dhe unë shkova te familja e Mozës në Librazhd.

Pranvera Borakaj: I bëre ndonjë pyetje Mozës, je e gatshme të bëjmë 10 fëmijë?

Ahmed Kalaja: Nuk e kisha në mendje sa fëmijë do bënim. Moza e ka filluar namazin herët, gjyshja e saj ka qenë një besimtare shumë e mirë. Nga familja e nënës Moza kanë qenë të gjithë me 5 vafte, Moza e ka vënë shaminë më moshën 13-vjeçare. Unë në atë kohë peshoren e  kam patur vetëm te feja dhe besimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *