Subscribe

Qeveria ka në plan të gjejë mekanizma në mënyrë që të formalizojë, por edhe të rrisë më tej pagat në sektorin privat. Sipas ministres së Financacve, një nga mënyrat që po vlerësohet është përcaktimi i një page dysheme, për punonjësit që janë pjesë e kompanive të mëdha, që përdorin fonde publike. Kjo “pagë referencë” është ende në diskutim, por synohet që zbatimi  saj të jetë një kusht që kompanitë të marrin pjesë në tenderat publikë.

 

“Për tenderat publikë, për kontratat e mëdha publike do të përcaktojmë një pagë minimale sektoriale, me qëllim që ato kompani që përdorin fonde publike të garantojmë që nuk kryejnë informalitet dhe nuk kryejnë nëndeklarim të pagave”, sqaroi në “E-ZONE” ministrja Ibrahimaj.

 

Më herët ministrja e Financave deklaroi se reforma e pagave është një hap të cilin qeveria e ka menduar prej kohësh dhe ka punuar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *