E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si do të numërohen votat? Celibashi shpjegon procedurën

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpjegoi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” procedurën sesi do të numërohen votat.

 

Ai tregoi se fleta e votimit do të vlerësohet dy herë, një herë për votat për partinë, një herë për votat për kandidatët.

 

“Procesi i vlerësimit të fletëve të votimit do të kalojë në dy faza, fleta e votimit do të vlerësohet dy herë: një herë duke vlerësuar vetëm votën apo rezultatin për partinë politike dhe koalicion. Do të dalë rezultati për partinë apo koalicionin. Më pas do të bëhet rivlerësimi i dytë, do të rihapen kutitë, këtë herë duke treguar vëmendje për shënimet e bëra për kandidatët në fletët e votimit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë