Teksa lëvizja e lirë nga muaji mars mbetet një shqetësim për qytetarët, kryesishat ata që nuk kanë dokumente europiane, sinjale pozitive vijnë nga Gjermania, e cila ka Presidencën e Bashkimit Europian. Feliks Baci, drejtor për Sigurinë e Fluturimeve në Autoritetin e Aviacionit Civil, i ftuar në emisionin E-ZONË në Vizion Plus, tha se po punohet për të hequr kufizimet që po dikton pandemia.

“Unë mund t’ju them se Komisioni Europian, nën presidencën e Gjermanisë, konkretisht Departamenti për Transportin po punon që protokolli COVID të mund të zëvendësohet me një protokoll test. Pra kush kërkon të udhëtojë, do t’i bëhet një kontroll i shpejtë në aeroport dhe më pas pasgjeri do të vijojë udhëtimin e tij. Ky është një sinjal pozitiv mbi të cilin po punohet”, tha Baci 

Referuar të dhënave, fluksi i fluturimeve aktualisht është rikthyer si në vitin 1989 thotë Baci, çka do të thotë se kjo industri është në një krizë të thellë.

Në rastin më të mirë, ekspertët thonë se normaliteti në këtë fushë do të rikthehet në vitin 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *