E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Si do të jetë moti sot dhe në ditët në vijim?!

Deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare. Ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare. Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatje.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë