Ndryshe nga java e kaluar ku pati reshje përgjatë gjithë ditëve, këtë javë moti do të jetë më i mirë.

 

Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të ditur se kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të ndikojnë mbi vendin tonë duke bërë që edhe kjo e mërkurë të jetë me mot me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.

 

Mirëpo kushtet e qëndrueshme do të vijojnë edhe për ditët në vijim.

 

Në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët por edhe nesër nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë pjesës së parë të ditës dhe kryesisht përjgatë ultësirës perëndimore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1ballë.

 

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 10°C

zoant e ulëta 2°C deri në 17°C

zonat bregdetare 8°C deri në 17°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *