Subscribe

Tre linja kryesore të transportit publik në Tiranë, Kinostudio-Kombinat, Tirana e re dhe Unaza do të kthehen në linja të shpejta përmes autobusëve elektrikë. Ky projekt është një investim i Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe bashkisë Tiranë për të reduktuar emetimin e garzave në mjedis dhe si do të ulë trafikun në kryeqytet.

“Objektivi kryesor është të reduktojë kohën e transportit në sektorin urban duke rritur numrin e pasagjerëve dhe duke reduktuar transportin individual me makinë. Projekti ka një vlerë 112 milionë euro dhe gjermania do të jap mbi 50 milionë euro nga kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor”,  tha ambasadori gjerman Karl Bergner.

“Falë rrjetit të ri elektrik të autobusëve, sistemi i transportit publik do të jetë më i shpejtë, më i pastër, më tërheqës për qytetarët dhe për rrjedhojë do të ndihmojë në uljen e numrit të makinave në qytet. Ne vlerësojmë se projekti do të kontribuojë ndjeshëm në dekarbonizimin e qytetit dhe uljen e emetimeve të dëmshme, duke çuar në ajër më të pastër për të mirën e banorëve të Tiranës”, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan, që zbaton këtë linjë transporti.

“Aksi i parë është Kinostudio-Kombinat; i dyti Tirana e Re; aksi i tretë është Unaza. Nëse një xhiro e plotë në Unazë sot bëhet për 54 minuta, me linjën e re urbane do të bëhet për 27 minuta. Sigurisht, do ia vlejë më shumë autobusi se sa një makinë private për të përshkuar Unazën”,  tha Veliaj.

 Projekti “Transporti i Gjelbër në Tiranë” një risi që synon zhvillimin, projektimin, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë në kryeqytet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *