Subscribe

Rreth 5 mije studentë kane zgjedhur që të jetojnë në qytetin studenti këtë vit. Një prej arsyeve për këtë zgjedhje, është qiraja prej 45 mije lekësh te vjetra ne muaj.

 

Prej dekadash ne këtë rezidence studentore nuk është vene dore, por ketë vit, protestat e studentëve shërbyen si një shtyse që gjendja te ndryshojë.

 

(Një nga kërkesat kryesore te studenteve ishte edhe përmirësimi i kushteve te konvikteve, puna për plotësimin e kësaj kërkese ka nisur, ndërkohë pas përfundimit te rikonstruksionit te këtyre dy konvikteve pritet te nisi puna edhe te 9 te tjerë).

 

Ndryshimi fillon neper dhomat e godinave, ku do te jene 2 studente te cilët do te ndajnë një dhome. Ndryshim do te ketë edhe ne nyjet sanitare, të cilat do te jene 8 ne secilin kate dhe do te jene te përbashkëta për rreth 35 studentë. Nga rikonstruksionet e kryera do te preken edhe hapësirat e dusheve .

 

Një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ai i financuar nga qeveria gjermane prej të cilit pritet të ndërtohen 9 godina, te cilat edhe në konceptim do te jene ndryshe.

 

Për sa i përket ndryshimit te qerase që studentet do te paguajnë, drejtoresha e qytetit studenti shprehet se asgjë nuk do te ndryshoje pas rikonstruksionit.

 

Ndryshime pritet te ndodhin edhe neper kampuset e tjera universitare ne te gjithë vendin, për përmirësimin e infrastrukturës se te cilëve, kryeministri Rama është shprehur me herët se do te behet nëpërmjet Partneritetit-Publik-Privat.

Nga Denis Tahiri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *