Subscribe

Pas protestave të vazhdueshme nga ana e fermerëve për efektet negative që solli skema e TVSH, ministria e financave dhe ajo e bujqësisë kanë gati vendimin që do ti japë zgjidhje shqetësimit të krijuar.

 

Çdo fermer do të kompensohet me 10 lekë për litër për qumështin që do të shesë. Ai do të duhet të dorëzojë pranë drejtorive rajonale të bujqësisë faturat e shitjes. Për të përfituar paratë fermeri do të aplikojë online, një porcedurë e cila fillimisht do të krijojë paqartësi për ta deri sa ta përvetësojnë.

 

Bledi Çuçi: “Prej kohësh ne e kemi ndjekur me vëmendje shqetësimin real të fermerëve që u prekën nga ndryshimi i skemës së kompensimit të TVSH-së.

 

Vendimi i miratuar sot vjen në kohën e duhur dhe është dukshëm më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH-së 20%.

 

Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim në vlerën 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur.

 

Nuk do të ketë kufizime për numrin minimal të krerëve që mbarështon ferma.

 

Për të përfituar kompensimin fermerëve u mjafton vetëm fatura tatimore.

 

Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 Prill pranë Agropikave dhe zyrave të Bujqësisë në qarqe.

 

Mësohet se shuma totale që do të përfitojë një fermer nuk do të jetë më shumë se 700 mijë lekë në vit. Ndërsa në total, sipas skemës së hartuar nga dy ministritë janë 84 milion lekë që janë vënë në dispozicion për fermerët gjatë një viti.

 

Përpunuesit e qumështit thonë se skema e gjetur teorikisht është pozitive dhe në rast se do të funksionojë ajo i jep zgjidhje problematikës së krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *