E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Si do funksionojnë urgjencat kirurgjikale?

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” synon te reduktoje mbingarkesën e madhe ne urgjencën e kirurgjisë me ndihmën e stafit te spitalit te njohur ndryshe si Sanatoriumi. Mbi 130 urgjenca pret ne 24 ore QSUT ku 13 janë ndërhyrje. Duke filluar nga 4 korriku e çdo te mërkurë tjetër, urgjencat kirurgjikale do te zhvendosen ne spitalin e  sëmundjeve te mushkërive.

 

Mjeket shpjegojnë se disa shërbime si kardiokirurgjia, neurologjia dhe rastet e renda te urgjencave do te vijojnë te trajtohen ne QSUT.

 

Vendimi i ministrisë  për te zhvendosur urgjencën kirurgjikale 4 here ne muaj ne spitalin “Shefqet Ndroqi” është i përhershëm. Edhe spitalet rajonale janë vene ne dijeni për ndryshimet, çka do te thotë qe te mërkurave ambulancat do ti drejtohen sanatoriumit për urgjencat kirurgjikale.

Më shumë video

Reklamë