Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urimin: Gjithmonë...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave...

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një kuadër të...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e...

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet...

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me...

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, janë regjistruar 104 raste

21 Dhjetor 16:34

Gjatë periudhës janar-nëntor 2025, në Shqipëri janë regjistruar 104 raste vetëvrasjeje, ndërsa 80 të tjera kanë mbetur në tentativë. Të dhënat zyrtare ngrenë shqetësime serioze, pasi një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve përfshiijne fëmijë dhe adoleshentë.

Ekspertët identifikojnë disa arsye që lidhen me shtimin e vetevrasjeve.

“Adoleshentët kanë pritshëmri të caktuara, kanë dëshira të caktuara, endjejnë veten të rritur, kanë frikëra përballë zhvillimeve ekzistenciale, ndihen të paqartë dhe kjo bënë që të kenë një turbullirë brenda vetes, dhe kjo është arsye që herë pas herë për këto shkaqe të brendshme adoleshentët me mendjelehtësi ndodh që i marrin jetën vetes së tyre. Ankthi, dëshpërimi, depresioni, frikërat, pasiguritë të cilat vinë duke u zhvilluar bëjnë që herë pas herë një njeri i cili gjendet pa rrugëdalje, që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje nga këto vështirësi të momentin për fat të keq gjen rrugë me të gabuar sic është vetëvrasja”, tha sociologu Gëzim Tushi. 

Një ndikim të madh në përkeqësimin e situates sipas specialistëve kanë pasur edhe rrjetet sociale, të cilat janë shëndërruar në hapësira toksike.

“Mediat sociale kanë filluar të bëhen toksike dhe kanë padiskutim një ndikim shumë evident në nxitjen e fenomenit të vetvrasjeve. Mediat sociale ka filluar një epidemi, i krahasimit mes njerëzve të cilët demonstrojnë arritjet e tyre,  sukseset e tyre dhe kjo bën që herë pas herë të kemi një lloj rivaliteti virtual, pse ky është i suksesshëm dhe ky nuk është dhe kjo krijon një gjendje depresive, deziluzioni, dëshpërimi”, shtoi Tushi. 

Ndërkohë sa i përket tentativave për vetëvrasje gjatë vitit 2025, dy raste janë regjistruar te vajza nën moshën 14 vjeç, ndërsa 9 raste të tjera te adoleshentë të moshës 14 deri 18 vjeç. Për parandalimin e këtij fenomeni, specialistët theksojnë rolin kyç të familjes, shkollës dhe institucioneve sociale./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
gezim tushi Shqipëri vetëvrasje

Nga e njëjta kategori

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

më shumë...

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht e menaxhuar

më shumë...

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë gisht” në zjarrin masiv që përfshiu Himarën

më shumë...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra në pranga 20 vjeçari që porositi drogë në SHBA, teknika që përdorte me kartat e ID të humbura

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

11:18

Zjarret/ Situata në Ulëz vijon të mbetet...

11:18

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për...

11:12

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin...

11:04

Mbi 4 kg drogë nga Amerika për...

10:46

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Durrës, pranga...

10:45

Dhjetra hektarë tokë të djegura dhe banesa...

10:33

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një...

10:22

Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në...

10:13

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit...

10:04

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga...

9:55

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të...

9:32

Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset...

9:24

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet...

9:18

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë,...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.