Subscribe

Në spitalin psikiatrik të Elbasanit është rritur  numri i të rinjve që shtrohen me probleme të shëndetit mendor. Mjekët thonë se arsyeja kryesore është konsumimi i lëndëve narkotike për një kohë të gjatë.

 

ANDI ANDONI  

MJEK PSIKIATËR

Shkaku kryesor i shtimit të rasteve të shtrimit, është konsumimi i lëndëve të ndryshme narkotike për një kohë të gjatë, alkoolit, një jetë sedentare, po vlen për tu theksuar edhe efekti që ka dhënë temperaturat e larta.

 

Aktualisht në spitalin psikiatrik të Elbasanit numri i të rinjve që marrin trajtim të specializuar, është i konsiderueshëm.

 

ANDI ANDONI

MJEK PSIKIATËR

 

Ne kemi një numër të shtuar të rasteve që kërkojnë ndihmë dhe trajtim, këto janë raste që kërkojnë shumë vëmendje mjekësore.

 

Mjeku këshillon që për çdo anomali që mund të vërehet në stilin normal të jetës njerëzit t’i drejtohen një psikologu.

 

ANDI ANDONI

MJEK PSIKIATËR

 

Në momentin që dikush vë re se ka diçka që nuk shkon në jetën e tij të përditshme atëherë duhet  direkt që të kërkojë ndihmën e një psikologu.

 

Aktualisht në spital kapacitetet janë drejt mbushjes, pasi numri i personave të shtruar arrin në 315.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *