Subscribe

Pas takimi me Presidentin e PE-së David Sassoli, kryedemokrati Luzim Basha ka pritur në zyrë edhe ambasadoren e rë të SHBA-ve, Yuri Kim.

 

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat theksoi se ditët në vijim do të ketë zhvillime të shumta në sferën politike, duke mos dhënë të tjera shpjegime.

 

Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar.

 

Basha tha se e garantoi amabsadoren e SHBA-ve për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

 

“Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrdhënieve të shkëlyqera mes dy vendeve tona.”

 

Në takimin që zhvilloi me Sassolin, kryedemokrati theksoi se kreu i PE-së garantoi se do të jetë një mbështetje e madhe për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ndër të tjera, ai i përcolli David Sassolit se opozita e bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me BE të bëhet realitet sa më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *