E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shumë përfitime nga BE, mos dilni nga unioni”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te njëjtën mënyrë per t’i kthyer përgjigje ideve te ministrit britanik te drejtësisë Majkell Gove, qe ka bere apel për largimin e vendit te tij nga BE-ja, duke etiketuar Shqipërinë si nje shembull per t’u ndjekur nga Britania. Përmes nje editoriali me titull “Është absurde te tërheqësh Shqipërinë ne betejën per Brexit”, ne britaniken “The Times”, kreu i qeverise shqiptare, falënderon ministrin per dozën e mire te publicitetit dhe thekson se vlerat e unionit dhe përfitimet prej tij, janë te pazëvendësueshme.

Jo vetëm që BE-ja ka ideale dhe vlera që edhe ne aspirojmë t’i kemi, por aspirata për anëtarësim në BE e të gjithë rajonit e ka bërë të pamundurën të mundur. Për shkak të këtyre aspiratave ne kemi ndryshuar historinë tonë të gjatë të luftërave dhe konflikteve të përgjakura e kemi hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi. Është për shkak të këtyre aspiratave për t’u bërë anëtarë të BE-së, që unë shkova në Beograd në vitin 2014, në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në këtë vend në gjashtëdhjetë e tetë vjet. Dhe ishte po e njëjta aspiratë që e solli Kryeministrin Aleksandar Vuçiç në Tiranë, në atë që ishte vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Pasi shtjellon disa nga përfitimet e munguara per shqiptaret jashtë unionit, te cilat i gëzojnë britaniket dhe gjithë shtetasit e vendeve te BE-se, Rama e përmbyll artikullin ne “The Times” me thirrjen për te votuar kundër daljes nga unioni.

Nuk mund të jem veçse i habitur që Britania të shohë si model bashkëpunimi me Bashkimin Europian marrëdhënien e sotme mes Shqipërisë dhe BE. Nëse ne që e kemi provuar duam ta ndryshojmë këtë model dhe të anëtarësohemi në BE, përse ju doni të dilni jashtë Bashkimit? Sigurisht që në fund të fundit gjykimi mbetet i juaji. Do të jenë britanikët ata që do të zgjedhin për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian, apo për të dalë nga ky Bashkim. Por ky vendim sigurisht që do të ketë një impakt më të gjerë se vetëm Britania e Bashkuar. Si një mik dhe dashamirës i Britanisë, unë shpresoj sinqerisht se ju do të votoni për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas kryeministrit, qëndrimi i Britanisë ne BE është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë.

Më shumë video

Reklamë