Subscribe

Ndonëse kanë mbetur dhe dy ditë nga fillimi i vitit të ri akademik vetëm 40 studente janë vaksinuar gjatë kësaj jave në dy qendrat e vaksinimit të universitetit “Fan Noli” në Korçë. Për rektorin Dhimitri Bello ky është një numër i ulët, por nuk dihet ende se sa studentë jane vaksinuar.

Rektori thote dhe se i kanë marrë parasysh të gjithë skenarët duke përfshirë edhe mesimin online, pavarësisht se është kërkuar që studentët të jenë në auditore.

 

DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN NOLI” KORÇË

 

“Nga momenti nëmoment ka studentë të cilët vaksinohen kështu që shifrën e saktë nuk e dimë, por është një numër relativisht i ulët. Ne jemi të përgatitur për të gjitha variantet, jemi të përgatitur edhe për variantin online megjithëse udhëzimi është dhënë për rikthimin në auditor. Do shohim në vazhdimësi nuk mund të theni tani se si do të veprohet por do të jëmi gjithmonë në favor të studentëve.”

 

 

Sipas Bellos 80% e studenteve te viteve të dyta e të treta ne departamentin e infermierisë janë tashmë të vaksinuar. Ai ndërkohë tregon se ende nuk e ka një numër të saktë të studenteve  të vaksinuar në të gjithë universitetin.

 

 

DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN NOLI” KORÇË

 

 “Ajo që na ka ardhur nga shefi i departamentit të infermjerisë dhe mamisë, i cili ka kontakt me studentet e vitit të dytë dhe të tretë, thotë se 80% e studentëve janë të vaksinuar. Do shohim në fund fare të javës sa kanë mbetur të pavaksinuar. Thirrja është bërë që të gjithë të vaksinohen pasi nuk do mund të futen në auditor.”

 

Edhe në universitetin e Elbasanit pjesëmarrja e studentëve që kanë vajtur pranë qendrave të vaksinimit ka qenë e ulët, ndërkohë që mësimi do të vijojë sipas rregullave të vendosura nga ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *