Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci ka bërë publike në “Facebook”-un e tij mesazhin e një qytetari, i cili ka bërë një denoncim lidhur me rezultatet e provimeve të maturës shtetërore. Në denoncim thuhet se nxënësit me 5-a kanë marrë 9-ta në provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Sipas tij, notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.

Boçi shprehet se kopjet në provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë ishte e ngjashme me ‘qeset që shpërndante qeveria për militantët”.

“Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor. Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi. Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi. Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët. Me selektim e përcaktim. Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *