Subscribe

Është e vështirë të jesh student i mirë i arteve vizuale. Shumë ankohen se nuk nxjerrin dot para as për telajot, të tjerë as për mjetet e xhirimit. Kostot janë po aq të mëdha sa edhe pasioni. Në Galerinë e Universitetit të Arteve gjejmë studentë që po punojnë për ekspozitën e fundvitit akademik. Punimet që do të ekspozohen janë më të mirat e studentëve të multimedias. Videoja “Stok” është një prej tyre. Dhe si në një ngërç ku jo pak herë ngjarjet përsëriten, madje ndonjëherë edhe në drejtimin e kundërt, edhe studentja Anduela Aliko, shpreson që nesër ekspozita të tjera t’ia ushqejnë shpirtin me art. E megjithatë, jashtë kamerës ajo rrëfen se pasioni zbehet me kalimin e kohës, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me miq të saj që e kanë braktisur artin. Këtë e pranon edhe pedagogu i tyre, i cili vë re dyzimin e vetë studentëve për të jetuar mirë, apo për t’u ushqyer me pasion. Përtej të gjitha vështirësive, Çeraj mendon se gjithsesi do të duhet të jemi pozitivë, sepse edhe këtë vit akademik ka studentë që premtojnë shumë. Punët e tyre do të mund t’i shijoni duke filluar nga pasditja e së enjtes e përgjatë gjithë fundjavës në galerinë FAB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *