Subscribe

Dështon per te disaten here nisja e procesit gjyqësor ne Apelin e Krimeve te Renda ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 te pandehurve te tjere.

 

Ndonese gjyqtarja Saida Dollani u perjashua dhe u zevendesua me gjyqtarin e apelit te Durresit, Arben Vrioni, seanca nuk u zhvillua duke futur procesin ne udhëkryq.

 

Gjyqtari Vrioni nuk u paraqit per arsye shendetesore ndersa si te mos mjaftonte kjo, gjyqin e braktisen edhe avokatet e caktuar kryesisht duke mos u paraqitur.

 

Disa seanca me parë edhe avokatet e vete te pandehurve braktisen seancen dhe u përjashtuan nga trupi gjykues.

 

Seancen e kësaj të hënë vete Emiljano Shullazi nuk u paraqit ndersa rolin protagonistit e mori serish Gilmando Dani.

 

Ky i fundit i riperseriti gjyqtares Albana Boksi kerkesen per tu dorehequr duke u shprehur se si mund te jete kaq e qete kur ka dhene nje vendim pro Ylvi Beqajt , mbi deklarimet e te cilit eshe denuar dhe banda.

 

Në shkallën e parë grupi i Shullazit është dënuar ne total me 55 vite burgim ndërsa tashme mesa duket anetarët po perdorin nje strategji per te zvarritur procesin ne Apel ku mer edhe forme te prere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *