Subscribe

Per Lulzim Bashen, simboli i shtetit qe po ndërton qeveria Rama jane Emiljano Shullazi dhe Koço Kokedhima. Gjate takimeve me banore te zonave Fan, Kthelle dhe Rubik; kryetari i PD Basha ka bere përgjegjës per varfërinë e shqiptareve, korrupsionin e koalicionit qeverisës.

Këta që bërtasin shtet-shtet-shtet, shtetin e paskan për Emilianon, shtetin e paskan për Koço Kokëdhimën, shtetin e paskan për bijtë e tyre që të marrin tenderat e shqiptarëve, të marrin tenderat e OSHË-së, të marrin hekurudhën shqiptarëve, të veshin syze 60-mijë euro, aq saç është ndihma ekonomike në muaj për Mirditën. Ku qenka shteti? Shteti ku oshë-ja vetëm në një vit ka abuzuar me fondet, me taksat, me tarifat që iu merr shqiptarëve 21 milionë dollarë. Shteti ku vitin e kaluar vetëm për karburant dhe për makinat e shtetit janë abuzuar 34 milionë dollarë. Imagjinoni se çfarë shifrash bëhet fjalë, sa për të ngrit pensionet e gjithë Shqipërisë.

Duke u nisur nga rasti Shullazi, Basha ka deklaruar se eshte e pamundur qe biznesi te investoje e te hape vende te reja pune kur kërcënohet nga bandat.

Si mund të hapen vende pune kur biznesi i cili kërkon kushte të favorshëm për të investuar i rritet me 50 përqind taksa apo kërcënohet nga banditët, nga Shullazët me gjoba, me tritol?! Si mund të hapen vende pune kur krimi dhe njeriu që është ngarkuar me kushtetutë të luftojë krimin janë bërë një e nuk dallohet ku mbaron krimi e ku fillon Ministri i Brendshëm.

Per Lulzim Bashen, zgjedhjet jane rruga per t’i dhene fund kësaj situate.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet.

Gjate takime me banoret e këtyre zonave, Basha ka shpjeguar edhe programin e PD per bujqësinë sektor ne te cilin e djathta premton te investoje 150 milion euro ne vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *