E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Shullazi” shtyhet pa fund, edhe Apeli nuk i jep dot zgjidhje

Gjykata e Apelit kunder krimit te organizuar nuk arriti te zhvilloje sot seancen e rardhes per Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Shkak u be mos firmimi i trupes gjykuese. Ne salle ishte vetem gjyqtarja Albana Boksi, nderkohe qe per procesin duhen edhe dy te tjere.

Kjo mungese vjen per shkak se Keshilli i Larte Gjyqesor nuk ka vendosur ende nese dy gjyqtare te apeleve ne rrethe, mund te behen pjese e gjykates se posacme ne tirane.

Madje per kete arsye, KLGJ i eshte drejtuar edhe kuvendit per te zgjidhur ngercin ligjor qe eshte krijuar.

Emiljano Shullazi u denua ne shkallen e pare me 14 vjet burg. Ai u akuzua per krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Vazhdo të lexosh